KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës: Pikat e karburanteve pa liçencë do të bllokohen!
Konfindustria i kërkon qeverisë: Përgjysmo taksën e qarkullimit!

Bashkia e Tiranës: Pikat e karburanteve pa liçencë do të bllokohen!

Bashkia e Tiranës njofton se do të nisë aksionin për bllokimin e të gjitha pikave të karburantit që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencën përkatëse dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Në qytetin e Tiranës e ushtrojnë këtë aktivitet 173 subjekte, nga të cilët vetëm 3 prej tyre kanë aplikuar për t’u pajisur me licencë dhe dokumentacioni i tyre ka rezultuar i paplotë. Bashkia e Tiranës paralajmëron se do të bllokojë subjektet që nuk janë të pajisura me licencë apo që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrugët kryesore urbane, duke formuar xhepa për makinat, në kundërshtim me ligji. Bashkia u bën thirrje subjekteve në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të mos bëhen burim aksidentesh, duke ushtruar aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Sicred