KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës çertifikon 100 administratorë pallatesh

Bashkia e Tiranës çertifikon 100 administratorë pallatesh

Më shumë se kushdo nevojën për administrimin e hapsirave të përbashkëta e ndjejnë banorët e pallateve ekzistuese. Të ndërtuara prej më shumë se 4 dekadash e të pa mirëmbajtuara këto pallate janë amortizuar ndjeshëm. Pa shtuar ndërtimet inormale, që i janë bashkëngjitur.

Drejtori i njësive administrative në Bashkinë e Tiranës, Admir Abrija thotë proçesi i mbledhjes së asambleve dhe zgjedhjes së administratorëve të pallatave është përkrahur në masë edhe nga banorët e pallateve ekzistuese. “Është mirëpritur edhe për faktin se shpenzimet duke qënë se janë pallate pa ashensor shpenzimet bazike janë më të thjeshta, me tarifa të ulëta sepse janë banorët ata që përcaktojnë tarifën te 400 lekë ose 500 lek të reja. Ka pasur një interesim të veçantë nga pallatet me tulla të bardha duke qënë se nuk kanë pasur një termoizolim të mirë që të bëhen pjesë e projekteve komunitare që bashkia tashmë ka lançuar për fasadat termike. Një pjesë ta vetfinancojnë ata dhe një pjesë bashkia e Tiranës” tha zoti Abrija.

Për ta bërë të zbatueshëm ligjin e 2009-es ministrja e zhvillimit të territorit dhe bashkia e Tiranës po amendojnë disa pika të tij. Një prej tyre është lehtësimi i proçedurave për çertifikimin e administratorëve, duke e hequr detyrimin për t’u pasjiur me NIPT. Deri tani janë mbledhur asambletë e mbi 700 pallateve brenda unazës së mesme të Tiranës dhe janë çertifikuar nga bashkia 100 administratorë.

Sicred