KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bashkia e Tiranës, 77 mln lekë për gratë sipërmarrëse

Bashkia e Tiranës, 77 mln lekë për gratë sipërmarrëse

Shkurte Goci, prej 6 vitesh punon kostume tradicionale. Këtë mjeshtëri që e mësoi që në fëmijëri në Has, vendin e orgjinëse, e ka shndërruar në një biznes në kryeqytet. Fillimisht aktivitetin e ushtroi në mënyre informale. “Në shtëpi kam punuar. Qepja diçka e shisja e merrja lekët e bleja diçka tjetër. I mblodha ca gjëra aty bashkë dhe dola tek dyqani. Sa u bënë 6 muaj filloj ky informaliteti dhe më thanë do ti marrim rrobat po nuk hape liçensen, kasën. Skisha fuqi që ta bleje kështu që avash avash i mora rrobat e i çova nshpi”. I nevojitej vetëm pak ndihmë për të vënë në jetë idenë e saj të biznesit. Vitin e kaluar Shkurtja aplikoi për të përfituar nga fondi i grave sipërmarrëse në Bashkinë e Tiranës. Ideja e saj u përzgjodh si fituese dhe me financimin prej 3 milion lekësh të vjetra ajo mori me qera këtë dyqan të vogël dhe gjithë materialet e punës. “Kjo punë është vetëm duke u gjallëru. Mirë është, se kjo vjen avash nuk ngrihet direkt si punë”. Edhe këtë vit Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion një fond për grate qe kane nje ide biznesi. Drejtori i nxitjes punësimit, Fatjon Dhuli thotë se aplikimet do te zgjasin deri me 6 nëntor. “Shumat variojnë nga 2-5 milion lekë të vjetra varet në sajë të idesë së biznesit që kanë kta kandidatë. Nuk kthehet gjë. Ka vetëm një detyrim, duhet të hape një biznes të rregull me një NIPT të rregullt dhe do justifikoje çdo shpenzim që bën për ktë lloj aktiviteti”. Në varësi të llojit të biznesit përcaktohet se për çfarë mund të përdoret ky fond. Aplikantët asistohen edhe në përgatitjen e plan biznesit. “Nuk lejohet të përdoret një kredi e marrë më parë, nuk lejohet të përdoret për ndërtimin e një aktiviteti të cilin nuk ka në fokus veprimtarine e bashkisë së Tiranës por është psh. në fushën e bujqësisë”. Shkurtja është një nga 20 përfitueset e fondit për gratë sipërmarrëve të vitit të kaluar. 16 prej tyre e vazhdojnë aktivitetin, madje disa kanë nisur të punësojnë persona të tjerë. Ndërsa 4 ide biznesi nuk patën sukeses. Më shumë se sa ndihma financiare, bizneset që arrinë të kenë sukses janë ato që ngrihen mbi një ide të mirë, që i përshtatet tregut.

Sicred