KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bashkëshortja e Netanjahut, nën akuzë për mashtrim dhe keqpërdorim të fondeve shtetërore
Bashkëshortja e Netanjahut, nën akuzë për mashtrim dhe keqpërdorim të fondeve shtetërore

Bashkëshortja e Netanjahut, nën akuzë për mashtrim dhe keqpërdorim të fondeve shtetërore

Sara Netanjahu, bashkëshortja e Kryeministrit izrealit Benjamin Netanjahu, është nën akuzë për mashtrim në lidhje me keqpërdorimin e fondeve shtetërore. Ajo akuzohet se ka kepërdorur 359 mijë shekel ose 100 mijë dollarë për shërbime katerignu në rezidencën zyrtare të kryeministrit. Sipas ministrisë së drejtësisë, Sara Netanjahu gjithashtu akuzohet për shkelje besimi pas një hetimi të ndërmarrë nga policia. Vetë zonja Netanjahu i ka mohuar akuzat. Avokatët e saj e përshkruan padinë e ngritur ndaj saj si absurde. Bashkë me Sara Netanjahun, nën akuzë ështe edhe Ezra Siddof, një ish-Zëvendës Drejtor i përgjithshëm në zyrën e Kryeministrit. Zyra e Kryeprokurorit të Jeruzalemit u shpreh se vendimi për të ngritur padi ndaj bashkëshortes së Kryeministrit dhe zotit Seidoff, u bë pasi u shqyrtuan të gjitha provat dhe u peshuan të gjitha rrethanat e rastit.

Sicred