KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Zgjedhjet nuk do të jenë pre e parave të drogës!
Basha: Zgjedhjet nuk do të jenë pre e parave të drogës!

Basha: Zgjedhjet nuk do të jenë pre e parave të drogës!

Në ditën e dhjetë të protestës së opozitës, në mbështetje u rreshtuan edhe një grup ish- të përndjekurish politikë. “Liria për të cilën luftuam 26 vjet më parë është e kërcënuar, tashmë jo nga një diktatura idologjike, por nga diktatura e krimit” u tha kreu i PD Lulzim Basha. “Sot liria kërcënohet nga një kryeministër që shkel kushtetutën për të mbrojtur kriminelët që ka sjëllë në pushtet. Rama rrefuzon të zbatojë ligjin e dekriminalizimit për të mbrojtur krimin dhe drogën, me të cilin ndau pushtetin” shtoi ai.
Kreu i PD këmbënguli se opozita nuk do të pranojë që zgjedhjet e lira dhe të ndershme të bien peng e një qeveri që ka vendosur ti vjedhë ato përmes parave të drogës. “Jemi këtu për t’i thënë Rames se e vetmja mënyrë për të kthyer normalitetin në vend eshtë largimi yt dhe një qeveri teknike, rrugë tjetër nuk ka dhe nuk ka për të pasur”. Lideri i PD bëri të ditur se protestës po i bashkohen edhe emigrantët. Sipas tij tashmë kanë mbërritur emigrantët nga Athina, ndërsa janë nisur emigrant nga Italia, Brukseli, Londra për tu bërë pjesë e asaj që zoti Basha e quajti “qëndresa për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Sicred