KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Zgjedhjet janë të rrezikuara! PD ju fton në protesta!
Basha: Zgjedhjet janë të rrezikuara! PD ju fton në protesta!

Basha: Zgjedhjet janë të rrezikuara! PD ju fton në protesta!

Deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu se politikanë të fuqishëm po tentojnë të vjedhin zgjedhjet e 18 qershorit u komentuan edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Me anë të një reagimi, kreu demokrat deklaron se edhe diplomatët e huaj dhe shërbimet sekrete japin alarmin se zgjedhjet janë të rrezikuara. Zoti Basha shkon më tej kur thotë se për manipulimin e zgjedhjeve do të përdoren para të fituara nga kultivimi i kanabisit. “Një shoqëri e rrethuar nga krimi dhe droga nuk prodhon punë, mirëqenie, shëndetësi, dhe arsim. Një shoqëri e pushtuar nga droga prodhon krim dhe prapambetje. Ne mund ta ndalojmë këtë të keqe duke u ngritur së bashku” shkruan zoti Basha ndërsa fton shqiptarët ti përgjigjen thirrjes për protesta kundër kësaj qeverie në datën 18 shkurt.