Lulzim Basha befasoi mbështetësit, me akuzën se shumica përmes parave të korrupsionit ka tentuar të bleje edhe në radhët e së djathtes, në përpjekje sipas Kryedemokratit për ti dhënë vendit zgjedhje fasadë me opozitë të emëruar. “ 500 mijë euro iu afruan vetëm një kryetari partie”tha Basha. Edhe pse nuk pati asnjë tundim nga radhët e së djathtës, e kundërta ka ndodhur sipas Bashës me Blushin dhe Topin. Basha tha se “Fryma e Re Demokratike në fakt është OSHEE-ja e cila ka dhënë firmat për regjistrimin e një partie që nuk ka asnjë anëtar dhe kryetar me kohë të pjesshme. Ben Blushi apo siç do njihet që ktej e tutje “Sali Rexhepi” është alibia, fasada e një pseodo-opozite”. Para zgjedhjeve të 18 qershorit, do të mbahen në 7 maj zgjedhjet e pjeshme vendore në Kavajë. Lulzim Basha paralajmëron se opozita do të pamundësoje zgjedhjet në këtë qytet,ndërsa fton të gjithë shqiptarët që shpresojnë tek republika e re, për të mos lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. “Do të pamundësojmë rikthimin në duart e Elvis Rroshit, do ti japim republikës së vjetër goditjen finale, të vendosur në paqe totale” theksoi Basha. Në rast se mazhoranca do ti zhvilloje zgjedhjet e 18 qershorit dhe nuk do të ketë asnjë reflektim, Basha lançoi projektin pasues të opozites. “Kushtetuta dhe ligjet e republikës vjetër për republikën e re do të jenë të pavlefshme “nul”. Në 19 qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar që e ndjen vetën pjesë të republikës së re nuk do paguaje asnjë taksë të republikës vjetër dhe nuk do ti bindet asnji ligji të republikës së vjetër” tha në fund Basha.