KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Zgjedhjet e 25 qershorit kanë defomuar vullnetin e shqiptarëve
Basha: Zgjedhjet e 25 qershorit kanë defomuar vullnetin e shqiptarëve

Basha: Zgjedhjet e 25 qershorit kanë defomuar vullnetin e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua të martën me kreun e delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR Peter Tejlor, lme të cilin diskutoi mbi përfundimet e raportit të misionit për zgjedhjet paramentare të 25 qershorit. Zoti Basha tha se raporti konstaton shkelje të rënda të cilat kanë deformuar vullnetin e shqiptarëve, duke nisur nga shitblerja e votës, presioni mbi zgjedhësit, si edhe përdorimi i shtetit në shërbim të Partisë në pushtet . Kreu i PD tha se ky raport evidenton se individë me rekorde kriminale luajtën rol domethënës në zgjedhje. Sipas tij edhe përgjimet e Antimafias Italiane konfirmojnë se roli i krimit dhe parave të drogës në shitblerjen e votës dhe kërcënimin e votuesve, përbën problemin më të madh të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira. Zoti Basha tha se Reforma Zgjedhore duhet të adresoje të gjitha problematika ,duke shprehur kërkesën kryesore të opozitës për votim dhe numërim elektronik. Bashes iu konfirmua nga Ambasadori Tejler mbeshtetje për hartimin e Reformës Zgjedhore.

Sicred