KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka

Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga çadra e protestës ka deklaruar se zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë. “Ditë pas dite duke rrëzuar fasadën e republikës së vjetër dhe vendosem se zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë. Opozita qëndroi e bashkuar dhe refuzoi regjistrimin në një fasadë të shëmtuar elektorale të diktuar nga krimi dhe droga. 18 qershori ka rënë politikisht,moralisht dhe ligjërisht” tha Basha. Basha tha se marshimi i opozites do të nise të dielën nga Kavaja, marshim paqësor që do të rrëzoje atë që ai e cilëson Republikë e Vjetër. “Ne do të marshojmë të bashkuar, qindra mijëra shqiptar. Përballja e parë është ditën e dielë në kryeqytetin e lirisë, në kryeqytetin e demokracisë, në Kavajë” theksoi më tej kreu i opozitës Lulzim Basha. Deklaratat e Bashes u bënë në ditën e 77-të të protestes opozitare.

Sicred