KRYEFAQJA » LAJME » Basha Zëri i protestës, do të jetë zëri i shumicës absolute të shqiptarëve

Basha Zëri i protestës, do të jetë zëri i shumicës absolute të shqiptarëve

Kreu i PD Lulzim Basha ka këmbëngulur se nisma e opozitës për ndryshimin e kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm bazuar në ligj dhe në procesin e vettingun, dëshmon vullnetin e opozitës për zbatimin e Reformës në Drejtësi, të pakapur sipas tij nga Krimi. Në aktivin me disa dege të Partisë Demokratike në Tiranë, zoti Basha tha se me zgjedhjen antikushtetuese të kryeprokurores së përkohshme, kryeministri Rama synon të bllokojë hetimet për Tahirin, sikundër të diktojë zgjedhjen e antarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për te kontrolluar me pas edhe prokurorine e posacme per luften kunder krimit dhe korrupsionit. Kjo do të sjellë sipas kreut demokrat shkatërrimin e themeleve të Reformës në Drejtësi. Zoti Basha bëri apel për pjesëmarrje masive të qytetarëve në protestën e 27 janarit, ku sipas tij zëri i protestës, do të jetë zëri i shumicës absolute të shqiptarëve.

Sicred