KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, do ta arrimë me protesta!
Basha : Votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, do ta arrimë me protesta!

Basha : Votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, do ta arrimë me protesta!

Opozita e djathtë shqiptare do të kërkojë me ngulm votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Kjo u bë e ditur nga kreu i PD Lulzim Basha pas takimeve të martën me ambasadorin e SHBA Donald Lu dhe atë të OSBE Bernd Borshard. “Çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është e lidhur me problemin e madh të kriminalizimit të politikës, të krimit të organizuar, të drogës. Këto janë probleme që opozita i ka denoncuar prej tre vitesh. Këto janë probleme për të cilat opozita ka luftuar dhe ka arritur të ndryshojë ligjet, siç është ligji për dekriminalizimin. Por, që për fat të keq, nuk po gjen zbatim për shkak të mungesës së vullnetit politik. Vullneti politik mungon sepse Edi Rama dhe koalicioni i tij qeverisës e ka lidhur fatin e tij me krimin, me drogën” tha zoti Basha. Ai tha se “Zgjidhjet që ne kemi shtruar në tavolinë janë plotësisht të mundshme… ” por “… koha për zgjidhje institucionale po mbaron me shpejtësi”. Sipas kreut të PD. “Nuk ka vullnet për zgjidhje institucionale. Qeveria po luan me kohën. Çdo ditë që kalon është një alibi për të shteruar opsionet e zgjidhjeve institucionale”. Në këtë konteks zoti Basha paralajmëroi se opozita do ta arrijë synimin e saj me protesta. “Partia Demokratike po nis shqyrtimin e të gjitha opsioneve, të aksionit politik qytetar të protestave, për të arritur përmes një bashkimi të madh qytetar, atë që kjo qeveri e kriminalizuar dhe e korruptuar deri në palcë ka refuzuar ta bëjë tashmë përmes rrugës institucionale” tha kreu i PD Lulzim Basha.

Sicred