KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Basha-vizitë zyrtare në Londër

Basha-vizitë zyrtare në Londër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor si dhe do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike. Forcimi i marrëdhënieve mes partive të djathta dhe shpalosja e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e rajonit janë disa nga objektivat e konferencës e cila sjell bashkë në Londër drejtues të lartë politike nga Ballkani. Vizita e zotit Basha dhe drejtuesve të tjerë politike nga Ballkani Perëndimor në Londër vjen disa muaj para se Qeveria Britanike të mirpresë takimin vjetor të Procesit të Berlinit i cili këtë vit do të zhvillohet në Londër.

Sicred