KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Vendimeve të mia nuk u heq as presjen!
Basha : Vendimeve të mija nuk u heq as presjen!

Basha : Vendimeve të mia nuk u heq as presjen!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbrojtur me vendosmëri ndryshimet në ekipin e tij, pavarësisht kritikave në rritje për mospërfshirjen në listat e kandidatëve për deputetë të shumë figurave të njohura të partisë. Duke folur në Berat kur çeli fushatë zgjedhore zoti Basha nuk shprehu asnjë pendesë, ndërsa i krahasoi vendimet e marra me ato për ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe liberalizimit të vizave. “Rruga e Kombit dhe heqja e vizave janë punë e lodhshme dhe vendime të vështira që unë mora për ju. Para dy ditësh mu desh të merrja tjera vendime të vështira. Unë i kam marrë këto vendime dhe nuk i heq as presjen. Ekipi i ri me frymëzim të ri për republikën e re” tha zoti Basha para përkrahësve të tij.
Ai ka akuzuar kundërshtarin e tij socialist Rama se nuk ka bërë asgjë për qytetin e Beratit dhe premtoi se si kryeministër i ardhshëm do të fokusohet tërësisht në zhvillimin e ekonomisë. “Unë nuk do jem Kryeministër i fasadave dhe ekraneve. Unë do të jem Kryeministri i ekonomisë. Vendim im i parë do jetë ulja e taksave dhe TVSH. Do të investoj fuqishëm tek bujqësia. Do investoj fuqishëm tek arsimi. Hapja e vendeve të punës, hapja e fabrikave në Berat dhe gjithë Shqipërinë” premtoi zoti Basha në Berat.

Sicred