KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Vendi i pasigurtë se pushteti është lidhur me krimin

Basha: Vendi i pasigurtë se pushteti është lidhur me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha vizitoi sot familjen e të ndjerit Agim Buci, i cili u vra mbrëmë gjatë një grabitjeje në biznesin e tij në Kamëz. Zoti Basha tha se vendi sot është i pasigurtë si pasojë e lidhjes se pushtetit me krimin. “Kjo ngjarje e tmerrshme reflekton gjendjen e pasigurisë me të cilën përballen shqiptarët. Bëj thirrje për gjetjen e autorëve të këtij krimi, i cili i mori jetën kryefamiljarit, plagosi bashkëshorten e gjitha në sy të fëmijës së tyre te mitur” shkruajti ai në Fejsbuk.

Sicred