KRYEFAQJA » LAJME » Basha “ultimatum” Ramës nga Pogradeci: Largohu deri në 15 shkurt, në 16-të vendosin qytetarët!

Basha “ultimatum” Ramës nga Pogradeci: Largohu deri në 15 shkurt, në 16-të vendosin qytetarët!

Kreu Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka bërë apel Kryeministrit Rama nga Pogradeci, që të reflektojë deri në 15 shkurt. Në të kundërt tha ai, fjala do të jetë e qytetarëve, në protestën e 16 shkurtit në Tiranë.

Lulzim Basha ftoi qytetarët e Pogradecit të bëhen pjesë e protestës së 16 shkurtit në kryeqytet. Sipas Bashës, kjo qeveri e ka çuar vendin në kushtet e një grushti shteti, ndaj reagimi qytetarë tha kreu demokrat, ka rëndësi jetike për vendin.

Çështja e pronave, si mjaft sensitive nga qytetarët, iu shtrua për zgjidhje kreut demoktat Basha. Kreu demokrat tha se ndryshimet e këtij ligji, bërë nga shumica, do të anullohet nga e djathta në pushtet, duke garantuar kompesim e pronarëve me vlerën e tregut.

Basha prezantoi platformën e opozitës për daljen e vendit nga kriza ekonomike, duke vendosur prioritet anullimin e çdo kontrate korruptive të lidhur nga kjo qeveri me biznesin dhe kthimin të ardhurave tek qytetarët.

Sicred