KRYEFAQJA » LAJME » Basha u përgjigjet kritikëve: Ndryshimi fillon nga vetja!
Basha u përgjigjet kritikëve: Ndryshimi fillon nga vetja!

Basha u përgjigjet kritikëve: Ndryshimi fillon nga vetja!

Kreu i PD Lulzim Basha e ka konsideruar të vështirë vendimin e tij për të hartuar listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa tha se ndryshimi i Shqipërisë duhet të fillojë nga vetja. Duke folur në një miting me përkrahësit e tij në Lezhë zoti Basha ju përgjigj kritikave në rritje brenda partisë. “Duhet ndryshim, ndryshimi i Shqipërisë vjen duke ndryshuar në radhë të parë veten tonë. Unë e kuptova këtë, unë ju pyeta, ju dëgjova, ju më dhatë të drejtë, ju më thatë PO ndryshimi fillon nga vetja jonë dhe unë e fillova ndryshimin nga shtëpia jonaë, me ekipin e ri me ekipin fitues të 25 qershorit. Ky ishte një vendim i vështirë, por i drejtë i marrë në kohën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017 dhe unë e zgjodha, e vendosa dhe kam nderin t’iu prezantoj” tha zoti Basha.  Deklarimet e tij vijnë ndërsa zërat brenda PD pas shpalljes së listave me të cilët ajo do të konkurojë në zgjedhjet e 25 qershorit janë ngritur në maksimum. Të hënën në mesditë ish nënkryetarja Jozefina Topalli dhe një nga themeluesit e PD Arben Imami, kanë kërkur mbledhjen e forumeve dhe shkarkimin e kreut të PD Basha duke e bërë përgjegjës për situatën e vështirë sipas tyre në të cilën është partia. Disa kandidatë kanë dhënë dorëheqje, ndërsa disa krerët lokalë të PD, kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në fushatë.

Sicred