KRYEFAQJA » LAJME » Basha thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 27 janarit
Basha thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 27 janarit

Basha thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 27 janarit

Kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha ndërsa ka bërë thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 27 janarit, nuk ka rreshtur së akuzuari qeverinë e kryeministrit socialist Edi Rama. Në takimin me degën 11-të të Laprakës, zoti Basha ka formuluar akuzua për lidhjet qeveritare me krimin si dhe gjendjen tejet kritike të ekonomisë. Sipas kreut demokrat 290 mijë shqiptarë janë në mjerim absolut. Kreu demokrat solli në vemendje historinë tragjike të një kryefamiljari, i cili në pamundësi të gjetjes së punës, kishte shitur gjakun për ti siguruar familjes një vakt për tu ushqyer. “Kjo situatë mjerimi tha kreu demokrat është për mbi 300 mijë familje, ndërkohë që qevera u fal inceneratoreve miliona euro, 5.2 milion vetëm për fabrikën e plehrave në zonën e Fierit, kundër së cilës po protestojnë banorët” tha zoti Basha. Kreu i PD e konsideroi model flagrant të korrupsionit, rastin e Armos, ndërkohë që videokonferencën e Kryeministrit e quajti si “mbyllje në bunker larg realitetit”. Për zotin Basha shqiptarët duhet të marrin pjesë në protestën e 27 janarit, për ti dhënë vetes mundësinë të qeverisen nga një qeveri që ka interesin qytetar prioritet.

Sicred