KRYEFAQJA » LAJME » Basha thirrje për pjesëmarrje masive në mitingun e së shtunës
Basha thirrje për pjesëmarrje masive në mitingun e së shtunës

Basha thirrje për pjesëmarrje masive në mitingun e së shtunës

Vetem pak orë para fillimit të protestës kundra qeverisë Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë në mënyrë demonstrative në rrugët e Tiranës, për tu bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në protestë. Zoti Basha ishte shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë PD. Ai tha se protesta kombëtare synon për jetë më të mirë dhe shpresë për cdo shqiptar. “Bashkohemi të gjithë si qytetarë kundër padrejtësisë dhe qevirisë se lidhur me krimin, për Shqipërinë si gjithë Europa!” bëri thirrje kreu i opozitës. Shumica e qytetarëve që takoi zoti Basha ishin të rinj dhe të reja.