KRYEFAQJA » LAJME » Basha thirret në prokurori, për nxjerrje të sekretit shtetëror

Basha thirret në prokurori, për nxjerrje të sekretit shtetëror

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, tha sot se përveç Taulant Ballës, në çështjen e trafikimit të paligjshëm të parave të pista të krimit me Tojota Yaris, janë të përfshirë edhe dy deputetë socialistë, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja. Këtë deklaratë Basha e bëri për mediat si edhe në Prokurorinë e Tiranës, i thirrur sot për të dhënë dëshminë për nxjerrje të sekretit shtetërorë.Vetë ky veprim i akuzës tha Basha, dëshmon se akuzat e tij publike për implikimin e përfaqësuesve të PS-së në këtë skandal, janë të vërteta.

Për Bashën Prokuroria mbron lidhjet e Qeverisë me krimin si sekret shtetërore.Nëse nuk do të ishte kapur nga Kryeministri, sot pas hekurave për Bashën do të ishin jo vetëm deputetë por, edhe Kryetarë bashkishë të majtë, si Dako i Durrësit apo Sejdini i Elbasanit.

Basha paralajmëron përballjen me drejtësinë jo vetëm të pushtetarëve aktualë të lidhur sipas tij me krimin, por edhe dy përgjegjëset kryesore sipas tij të shndërrimit të Prokurorisë në aksesor të regjimit kriminal , Arta Marku dhe Donika Prela.

Sicred