KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Të ngrihemi kundër Ramës bllokues i aspiratës integruese të vendit

Basha: Të ngrihemi kundër Ramës bllokues i aspiratës integruese të vendit

Bashkimi Europian nuk i ka hapur negociatat me Shqipërinë në refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit qeveritare. Ky është opinioni i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai ju ka bëri apel qytetarëve të bashkohen me opozitën për të përcaktur atë që e konsideron kthesë historike, duke larguar qeverinë Rama, bllokuese sipas tij e aspiratës integruese të vendit.
Ndonëse nuk përmendi emra, kreu i opozitës së djathtë shqiptare zoti Basha, e konsideroi mos hapjen e negociatave një dështim edhe për ata ambasadorë që sikundër tha u bënë njësh me propagandën e Ramës.
Zoti Basha paralajmëroi se do të ketë përballje të fortë opozitare me Qeverinë, që sipas tij shënoi regresin e radhës në rrugëtimin europian të vendit . Kreu i PD nuk zbuloi format e këtij aksioni dhe nese do të ketë apo jo një vendimarrje për bojkot parlamentar.

Sicred