Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi një ngjarje të rëndësishme në zbatim te ligjit të dekriminalizimit dorëheqjen e Elvis Roshit, kryetar i Bashkisë së Kavajës. Por zoti Basha tha se ndaj Roshit rëndon edhe një akuze për drogë në Zvicër, akuzë për të cilën ka dijeni edhe kryeministri Rama. Kreu i PD tha se zgjidhje e situatës është largimi i të inkriminuarve dhe e vetë kryeministrit që ka bërë promovimin e tyre.
