KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Të hiqet tarifa e të lirohen të burgosurit e protestës
Policia procedon penalisht krerët e opozitës, Basha : Veprim qesharak i hetuesisë politike!

Basha: Të hiqet tarifa e të lirohen të burgosurit e protestës

Basha , duke folur për situatën e pasojave të protestës aktualisht, tha se: “Vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës mund të ndodhë që të arrestohen të gjithë protestuesit në një drejtë të tyre legjitime, ndërkohë që mbahen të lirë bashkëpunëtorë të Kryeministrit në afera korruptive dhe kriminale.”. Protesta ishte paqësore, me përjashtim të tensioneve që u shënuan në fillim pas thirrjes së policisë për lirimin e rrugës. Në aktet e mosbindjes civile, u bllokua edhe një tjetër arterie e qarkullimit siç është rrethrrotullimi i Cermës. Automjetet janë bllokuar për dy orë, ndërkohë që protestuesit kanë kërkuar uljen e taksave dhe tarifave. Në Elbasan protesta u zhvillua në Bratashesh . Rreth 2 orë më pas është kërkuar largimi i Kryeministrit Rama. Protestat në mbarë vendin janë zhvilluar paqësisht, ndërkohë që opozita është në përgatitje për akte të tjera të mosbindjes civile dhe protestave.

Sicred