KRYEFAQJA » LAJME » Basha takohet me Trampin
Basha takohet me Trampin

Basha takohet me Trampin

Kreu i PD në opozitës Lulzim Basha sapo ka njoftuar në rrjetin social Fejsbuk një takim me presidentin amerikan Donald Tramp. “Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët” shkruan zoti Basha në statusin e tij.
Sipas kreut të opozitë shqiptare, takimi u zhvillua gjatë një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Tramp mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve. “Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!” e mbyll zoti  Basha statusin e tij në Fejesbuk.

Sicred