KRYEFAQJA » LAJME » Basha takohet me komisionerin Hahn

Basha takohet me komisionerin Hahn

Kryetari i Partisë Demokratike në takimin e sotëm me Komisionerin për Zgjerimin Johannes Hahn garantoi mbështetjen e opozitës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në. “Pavarësisht problemeve të keqqeverisjes në vend, shqiptarët aspirojnë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe kanë përqafuar vlerat e Bashkimit Europian”- u shpreh Lulzim Basha. Sipas Bashes, opozita beson se hapja e negociatave do të ofrojë mekanizëm të pavarur për monitorimin e nivelit të demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të cilësisë së qeverisjes në Shqipëri. Nga ana tjetër, Basha siguroi Komisionerin Hahn për vazhdimin e angazhimit pa kompromis të opozitës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, të zbatimit në mënyrë kushtetuese dhe të paanshme të reformës në drejtësi, si dhe plotësimin e kritereve të tjera për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Sicred