KRYEFAQJA » LAJME » Basha takohet me fermerët e Divjakes

Basha takohet me fermerët e Divjakes

Sipas kreut demokrat Lulzim Basha frika nga drejtësia ka ngritur në këmbë qeverinë Rama për të mos lejuar hapjen e dosjeve që do ti jepnin fund asaj. Zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm pa vetting sipas Bashes është prova më e qartë se Edi Rama ka frikë nga reforma e vërtetë në drejtësi. “Vettingu, e mbani mend, sa herë i kërkonim llogari Edi Ramës. Ku e ke shëndetësinë falas, thoshte vettingu. Ku i ke 300 mijë vendet e punës, thoshte vettingu. Shqipëria e mbushur me drogë dhe krim, vettingu. Akuzonte nga mëngjesi deri në darkë opozitën, se po bllokonte vettingun. Po sot? Përse e ka zgjedhur kryeprokurorin pa vetting? Përse e ka bllokuar ngritjen e SPAK-ut dhe BKH. Përgjigjia është e thjeshtë dhe e qartë. Sepse Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, janë në panik dhe të tmerruar. Ata e kanë jetike pengimin e drejtësisë së vërtetë, pengimin e reformës në drejtësi”. Sipas Bashës akuzat e opozites se me këtë hap Rama po kap drejtësinë nuk vonuan të përligjeshin me kthimin e pasaportes Sajmir Tahirit dhe lirimin e Orest Sotes. “Menjëherë pas vetëemërimit si kryeprokuror Edi Ramës, Saimir Tahirit iu kthye pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit. Dhe ditë më vonë, Orest Sota, në makinën e të cilit u kapën 860 mijë euro dhe patentat e lundrimit të Sajmir Tahirit, u la i lirë. Sepse Edi Rama e do me çdo kusht kryeprokurorin, për të mbyllur dosjet e krimit dhe të korrupsionit, sepse këto dosje janë fundi i tij dhe i qeverisë së tij, të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi”. Lulzim Basha u shpreh se çështjet jetike të aksionit opozitar do të jenë situata e vështirë ekonomike e shqiptarëve dhe largimi i qeverisë Rama.

Sicred