KRYEFAQJA » LAJME » Basha takohet me ambasadorët: Opozita është e vendosur të mbrojë kushtetutën dhe ligjet
Basha takohet me ambasadorët: Opozita është e vendosur të mbrojë kushtetutën dhe ligjet

Basha takohet me ambasadorët: Opozita është e vendosur të mbrojë kushtetutën dhe ligjet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha informoi ambasadorët e 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian për qëndrimin e PD-së kundër zgjedhjes antikushtetuese sipas saj të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Sipas zotit Basha 3 hapat e puçit kushtetues janë, vonesa e qëllimshme për mosngritjen e  Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga Parlamenti dhe zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë dhe pa kaluar vetingun.
Zoti Basha tha se të gjitha këto veprime kanë qenë të planifikuara nga Rama për të zgjedhur një kryeprokuror që kontrollohet plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrimin e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanëve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën.
Kreu i PD tha se kjo parti do të vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit europian, përfshirë edhe çeljen e negociatave të anëtarësimit, por ai theksoi e proçesi është plotësisht në dorën e qeverisë, e cila duhet të përmbushë 5 prioritetet, që nuk varen aspak nga opozita.
Zoti Basha theksoi se interesat e shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarëve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre. Kreu i PD tha se opozita është e vendosur që me të gjitha format demokratike të mbrojë kushtetutën dhe ligjet.

Sicred