KRYEFAQJA » LAJME » Basha takim me përfaqësues të IDA: Qeveria Rama e lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës
PD rezolutë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Basha takim me përfaqësues të IDA: Qeveria Rama e lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës

Me përfaqësues të Insititutit Demokrat Amerikan, kreu i PD Lulzim Basha ndau shqetësimin për situatën sipas tij të rëndë politike, pas publikimit të fakteve për lidhjet sipas tij të qeverisë me trafikun ndërkombëtar të drogës. Zoti Basha tha se ato provuan se kanabizimi i vendit ishte projekt politik dhe elektoral i Ramës. Zgjidhja për këtë situatë, tha ai, është krijimi i Qeverisë Antimafia, për të çmontuar qeverinë e dalë nga blerja e votës. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme zoti Basha tha se identifikimi biometrik dhe votimit elektronik, si dhe kontrolli i financimit të partive, ështe jetike për zgjedhje sipas standardeve demokratike. Basha shprehu shqetësim për përdorimin sipas tij të parave të pista në fushatë, siç është faktuar nga përgjimet e antimafias italiane, se Saimir Tahiri, tha Kreu demokrat shpenzoi 20 milionë euro të ardhura nga trafiku i drogës për fushatën e PS-së në Tiranë në zgjedhjet e fundit.

Sicred