KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë!
Basha: 12 prefektët janë 12 anëtarët e rinj të bandës

Basha: Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë!

Dy deklarime të njëpasnjëshme për “Çështjen Tahiri” të zyrtarëve të lartë amerikanë, Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, dhe ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, e më tej takimi me këtë të fundit dhe ambasadoren e BE Romana Vllahutin, e kanë bindur kryetarin e PD Lulzim Basha, se çështja Tahiri është vetëm fillimi i një procesi të çmontimit të narkoshtetit. “Tahiri nuk do ti shpëtojë drejtësisë, pavarësisht prej mbrojtjes politike që i bëri mazhoranca. Faktet që disponohen do të bëjnë të mundur që ai të marrë përgjegjësinë penale për ndihmën që i ka dhënë jo thjeshtë një bande kriminale” tha zoti Basha pas takimit me diplomatët në selinë e PD të enjten në mesditë.
Por kryeministri Edi Rama ka tjetër këndvështrim. “Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre” shkruan zoti Rama në rrjetet sociale pas deklaratës së ambasadorit Lu.

Sicred