KRYEFAQJA » LAJME » Basha sulmon Ramën: Projekti i tij është “PS+drogë+kriminelë+korrupsion”
Basha sulmon Ramën: Projekti i tij është "PS+drogë+kriminelë+korrupsion"

Basha sulmon Ramën: Projekti i tij është “PS+drogë+kriminelë+korrupsion”

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar të shtunë ashpër kryeministrin Edi Rama, pas lajmeve se në Italia janë kapur 2,3 tonë drogë nga Shqipëri. Në një reagim në Fjesbuk zoti Basha shkruan se kjo “…dëshmon një të vërtetë të hidhur: trumpetat e Edi Ramës për luftë kundër drogës janë vetëm mashtrime me qëllim tulatjen e qytetarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar”. Duke akuzuar kryeministrin socialiste se po “…mbron dhe promovon kokat e krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë” zoti Basha nënvizon se ” Ky në fakt është projekti PS+ i shpallur prej tij: PS+drogë+kriminelë+korrupsion”.
Kreu i opozitës përmend emrin e kreut të ri të parlamentit shqiptar, udhëheqësit veteran socialist Gramoz Rucit, të cili, sipas zoti Basha “…që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës”. Një emër tjetër është edhe ai i ministrit të ri të brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilin zoti Basha e akuzon se ka mbrojtur të vëllain të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Kreu i PD Lulzim Basha angazhohet se opozita do të bëjë çdo përpjekje për ta vënë kryeministrin para përgjegjësisë personale për drogën dhe krimin.”Por kjo betejë kërkon edhe përpjekjet e medias, intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve. Të gjithë duhet të ngremë zërin dhe të ngrihemi kundër rrezikut të drogës para se të jetë vonë” bën thirrje zoti Basha.

Sicred