KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Skema e ndihmës ekonomike, kriminale!

Basha: Skema e ndihmës ekonomike, kriminale!

Lulzim Basha e konsideroi sërisht kriminale përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike të rreth 20 mijë familjeve në nevojë. Në një komunikim të posaçëm për mediat, bërë pas deklaratave të Kryeministrit në Berat, se ka abuzues në lista dhe se shumë qytetarë nuk preferojnë të punojnë por presin ndihmën ekonomike, Kreu demokrat tha se këto janë spekullime të Ramës, duke e sfiduar atë të vizitojë familjet në nevojë. Basha tha se fondet për familjet në nevoje janë, por ato shkojnë për luksin qeveritar.

Basha ka ftuar qytetarët të protestojnë duke garantuar se opozita do të jetë në krah të tyre. Kreu demokrat tha se do te vazhdojë të vizitojë familjet në vështirësi ekonomike të përjashuar padrejtesisht nga skema, ndërkohë që do të shfrytëzohen të gjitha instrumentat ligjore dhe parlamentare siç është debati, për të zbardhur këtë ngjarje të paprecedent, që për kreun demokrat është kriminale.

Sicred