KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës
Basha : Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës

Basha : Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha reagoi pas zhvillimeve më të fundit në Gjykatën e Tiranës ku mes tensionit në rritje po mbahet seanca e të ndaluarve në protestën e dhunshme të 31 marsit në “Rrugën e Kombit”. “Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel” shkruan zoti Basha në Fejsbuk. Policia nuk ka lejuar hyrjen e deputetëve demokratë në sallën e gjyqit, madje janë nxjerrë me forcë.

Sicred