KRYEFAQJA » LAJME » Basha : “Shqipëria, vendi kryesor i drogës në Europë”
Shqipëria, Vendi kryesor, i drogës në Europë.

Basha : “Shqipëria, vendi kryesor i drogës në Europë”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pëmes një deklarate për shtyp tha se gjatë qeverisë Rama, Shqipëria u kthye në vendin kryesor të drogës në Europë. Duke shprehur skepticizëm për vullnetin e shefit të qeverisë në luftën kundër këtij fenomeni, Basha tha se tani që droga dhe krimi i organizuar është kthyer në problem politik për Qeveritë europiane dhe BE-në, duke rrezikuar integrimin e Shqipërisë dhe kthimin e vizave , Rama nuk e fsheh dot më, ndaj ka vendosur ta pranojë dhe menjëherë të shpallë fitoren e luftës imagjinare ndaj saj . Nga ana tjeter thekson Lulzim Basha ,Rama promovon Gramoz Ruçin të cilit që nga 2005 -sa ,Qeveria Amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafën e përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës . Basha paralajmeron per nje loje te rrezikshme , inkurim për trafikantët dhe kriminelët që vazhdojnë të patrazuar dhe dekurajim për policët e ndershëm dhe të gjithë shqiptarët që duan ta luftojnë drogën. “Është një lojë që do ketë pasoja për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj nuk do ta ndalim asnjë ditë betejën kundër kësaj të keqe që ka pllakosur vendin, demokracinë dhe ekonominë tone”, thekson kryetari I Partisë Demokratike.

Sicred