KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: Shqipëria e Ramës eksporton drogë dhe importon plehëra, PD plan për rimëkëmbjen e ekonomisë

Basha: Shqipëria e Ramës eksporton drogë dhe importon plehëra, PD plan për rimëkëmbjen e ekonomisë

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha tha sot në Forumin e Tiranës për Lirinë Ekonmike, organizuar nga Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike – Insituti Europian Pashko, se projekti i vetëm i kryeministrit socialist Edi Rama është kontenieri i kokainës dhe shkatërrimi i tregut. Zoti Basha tha se në 5 vite nuk ka patur asnjë investim të huaj, ndërkohë që në vende të rajonit si Serbia janë kryer shumë investime të huaja me impakt në punësim. Ai prezantoi projektin ekonomik të PD-së që synon çlirimin e ekonomisë nga krimi, droga dhe monopolet. Në forum kreu demokrat tha se Partia që drejton në rast fitoreje në zgjedhje do të anulojë koncensionet klienteliste dhe korruptive, duke veçuar projektin e inceneratoreve sikundër do të ndaloj me ligj monopolet në ekonomi. Zoti Basha kujtoi projektin demokrat të taksës së sheshtë që nxit sipas tij klimën miqësore ndaj biznesit, si edhe vizionin e PD-së për zhvillimin e biznesit të vogël, shkatërruar për kreun demokrat gjatë qeverisjes së Ramës me vendosjen e TVSH-së.

Sicred