KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Basha shpreh qëndrimin e tij rreth çështjes së Teatrit Kombëtar
Basha shpreh qëndrimin e tij rreth çështjes së Teatrit Kombëtar

Basha shpreh qëndrimin e tij rreth çështjes së Teatrit Kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar për atë që e ka quajtur Afera e Teatrit Kombëtar. Sipas tij, sot opozita mbrojti interesin publik dhe parlamentarizmin pasi Parlamenti duhet të përfaqësojë interesat e popullit dhe jo të mafias së ndërtimit, krimit dhe drogës. Për Kryetarin e Partisë Demokratike, afera e Teatrit Kombëtar është grabitje kriminale që Edi Rama ka më shumë se një vit që e përgatit në bashkëpunim me klientët e tij. Në këtë aferë do të vidhet prona publike për të ndërtuar kulla të larta që do financohen me para të krimit dhe drogës, eshte shprehur Basha. Këto ishin disa nga fjalët e tij : “Parlamenti duhet të përfaqësojë interesat e popullit dhe jo të mafias. Por Edi Rama e ka të vështirë të bëjë dallimin. Afera e Teatrit Kombëtar është grabitje kriminale që Edi Rama ka më se një vit që e përgatit në bashkëpunim me klientët e tij. Në këtë aferë do të vidhet prona publike për të ndërtuar kulla të larta që do financohen me para të krimit dhe drogës. Ky që garantoi karrierën me 20 për qindshin për çdo leje ndërtimi dhe u ngrit në majë të politikës me formulën “një pallat, një votë”, tani sillet si një bandit që do të grabisë Shqipërinë!”

 

Sicred