KRYEFAQJA » LAJME » Basha sfidon Ramën: Qeveri teknike dhe më pas korigjim të ligjeve të vettingut
Basha sfidon Ramën: Qeveri teknike dhe më pas korigjim të ligjeve të vettingut

Basha sfidon Ramën: Qeveri teknike dhe më pas korigjim të ligjeve të vettingut

Kreu i PD Lulzim Basha, ka hedhur poshtë të enjten akuzat e kreut të maxhorancës Edi Rama se opozita po kërkon të bllokojë vettingun, ndërsa e ka sfiduar me një propozim të ri. “Nëse vërtet janë ata që nuk kanë frikë nga vettingu ju them që menjëherë pas paktit për një qeveri të vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pas korrigjimit të 7 ligjeve sipas vërejtjeve konsensuale të opozitës urdhëroni ta bëjmë vettingun dhe të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur,kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e pakapur” tha zoti Basha. Deklaratat e tij ai i bëri nga çadra e grevës ku deputetët demokratë improvizuan një seancë parlamentare, pasi nuk kishin pranuar të shkonin në parlamen. “Ata që e kanë lidhur fatin e tyre me bandat, ata që kanë vjedhur dhe shpërdoruar qindra miliona euro, apo opozita që ka lidhur fatin e saj me fatin qytetar?” pyeti zoti Basha. kreu i demokratëve garantoi se “PD do ta votojë dhe çojë përpara refomën në drejtësi, por vetëm sipas përcaktimeve europiane të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas votës historike të 22 korrikut. Nëse nuk tremben nga drejtësia e pa kapur, le ti hapin rrugë qeverisë teknike, të ndryshojmë sëbashku 7 ligjet që i bënë përshesh për të kapur drejtësinë dhe ne do të na keni aty” tha zoti Basha.
Deklaratat e zotit Basha erdhën ndërsa në parlament kryeministri Rama po krahasonte grevën e urisë në çadrën e ngritur nga socialistët para kryeministrisë në vitin 2010 dhe çadrën e ngritur tani nga demokratët. “Ne kërkonim tavolinë, jo për të marrë pushtetin në tavolinë. Ne kërkonim tavolinë vetëm për të hetuar një proces zgjedhor ku ne kishim të gjitha arsyet e jo pak fakte të besonim se ishte një proces i korruptuar dhe na refuzohej tavolina. Ne protestën e mbyllëm kur u ulëm në tavolinë. Sot këto janë përralla! Sot mjafton një kërkesë e një konkurenti për të hapur gjithë kutitë e Shqipërisë dhe i hap ato. Ne s’kërkonim pushtetin!” tha kryeministri socialist. “Si ka mundësi që të heqin dorë pikërisht tani? Sepse nuk duan vettingun!” shtoi ai. Zoti Rama ju referua deklaratave të ndërkombëtare, “KE ka thënë copë, Këshilli i Europës po ashtu, “vettingu, asnjë gjë tjetër”. Dhe nuk kanë thënë mbarojeni, por filloni vettingun”deklaroi ai.

Sicred