KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Ruçi, pinjolli i fundit i diktaturës!
Basha : Ruçi, pinjolli i fundit i diktaturës!

Basha : Ruçi, pinjolli i fundit i diktaturës!

PD e opozitës së djathtë në parlamentin shqiptar nuk u mjaftua vetëm me votën kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetar i parlamentit shqiptar. Ndërsa zoti Ruçi paraqiste objektivat e maxhorancës socialiste në pralament, kreu i PD Lulzim Basha duke folur para përkrahësve jashtë parlamenti, tha se në krye të tij u zgjodh pinjolli i fundit i diktaturës.”Kjo ditë rëndon dyfish sot në Parlamentin e dalë nga droga, krimi dhe korrupsioni u mor vendimi për të zgjedhur jo thjesht pinjollin e fundit të diktaturës në Ministrinë e Brendshme dhe në Sigurimin e Shtetit, por për të sfiduar aspiratën e çdo qytetari për një Republikë të pastër nga droga” tha zoti Basha. Kreu i PD sulmoi edhe kreun e PS dhe kryeministrin Rama. “Edi Rama për 4 vite ia doli ta kthejë Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës. Ai erdhi në pushtet në aleancë me krimin dhe qeverisi në aleancë me krimin. Ai zhvilloi zgjedhjet e 25 qershorit në aleancë të pandërprerë me krimin. Sot, mazhoranca e tij në këtë Kuvend nuk është mazhoranca e qytetarëve shqiptarë, por është mazhoranca e aleancës me krimin” tha zoti Basha.

Sicred