KRYEFAQJA » LAJME » Basha reagon pas rasteve të krimit në familje
Basha : Ruçi, pinjolli i fundit i diktaturës!

Basha reagon pas rasteve të krimit në familje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një deklarate për shtyp shprehet se ndjehet i tronditur nga krimet në familje të ndeshura në Fier dhe Korçë, që i kanë marrë jetën grave dhe femijëve të pafajshëm . Sipas Bashës këto ngjarje, më shumë se krime indiviaduale, reflektojnë gjëndjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria , si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin. Duke theksuar se Shqipërisë duhet ti kthehet shpresa ku rolin kryesor e ka politika. Basha apelon që Politika të pushojë së punuari për pakicën por t’i rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre.”Ne nuk mund të vrasim njëri tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe. Ne duhet të japim jetën për fëmijët tanë dhe jo të marrim jetë fëmijësh”,- perfundon Kryedemokrati deklaratën e tij.

Sicred