KRYEFAQJA » LAJME » Basha, reagon në Facebook për ndalimin e protestuesve të opozitës

Basha, reagon në Facebook për ndalimin e protestuesve të opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për ndalimin e protestuesve të opozitës në natën e ndërrimit të viteve.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha shprehet se ky është “reagim prej frikacaku i Edi Ramës nga zemërimi masiv i qytetarëve”.

“Burgosja e qytetarëve nuk e shpeton dot Edi Ramën”, shkruan Basha duke vijuar më tej se “Burgu është vendi për trafikantët, bashkëpuntorët e krimit në pushtet, për të korruptuarit që Edi Rama po bën gjithcka për t’i mbrojtur.”

“Me akte të tilla Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse po firmos me shpejtësi fundin e tij politik”, përfundon kryeopozitari Basha reagimin e tij.

Sicred