KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama u tërhoq nga propozimet! Bashkë të çlirojmë Kavajën!
Basha: Rama u tërhoq nga propozimet! Bashkë të çlirojmë Kavajën!

Basha: Rama u tërhoq nga propozimet! Bashkë të çlirojmë Kavajën!

Ndërsa kryeministri Rama ka mbajtur të ndezur dritën e shpresës për arritjen e një marrëveshjeje me opozitën, kreu i kësaj të fundit Lulzim Basha e ka akuzuar se ai ishte tërhequr nga propozimet e javës së kaluar. “Kemi ofruar sot në tavolinë gjithçka që PD dhe opozita mund të ofrojë për zgjidhjen. Pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës së kaluar, që vet i loboi dhe ishin shumë më pak se ç’mund të pranohet për të siguruar minimumin e garancive për qytetarët shqiptarë” tha zoti Basha para përkrahësve në atë që opozita e quan “Çadra e lirisë”. Ai këmbënguli në krijimin e një qeverie teknike, për të larguar krimin nga politika dhe për të luftuar drogën, si rruga e ndershme për të kthyer Shqipërinë në rrugën e normalitetit dhe për të siguruar bashkjetesën demokratike.
Ndërkohë zoti Basha u shpreh se nuk do të ketë bojkot në zgjedhje, dhe se opozita nuk do të rrijë duarkryq përballë qeverisë të korruptuar dhe të kapur nga krimi. Kreu i opozitës u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që në 7 maj të mblidhen për të çliruar Kavajën. “Kavajësit e ndershëm, fisnikët dhe kreshnikët e lirisë dhe demokracisë janë ballë kësaj beteje, por sot dhe me 7 maj nuk do të jenë vetëm. Me çdo zemër të lirë të qytetarëve të Kavajës do të rrahin mijëra zemra shqiptarësh. Të dielën jemi të gjithë banorë të kryeqytetit të lirisë. Jemi të gjithë në këmbë për lirinë e Kavajës, për lirinë e Shqipërisë, për lirinë e shqiptarëve” bëri thirrje zoti Basha.

Sicred