KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Basha: Rama të tërheqi ligjin për teatrin ndryshe pasojat do të jenë të paparashikueshme
Basha: Rama të tërheqi ligjin për teatrin ndryshe pasojat do të jenë të paparashikueshme

Basha: Rama të tërheqi ligjin për teatrin ndryshe pasojat do të jenë të paparashikueshme

Tre ditë para fillimit të sesionit parlamentar të vjeshtës, kreu i opozitës Lulzim Basha, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të tërheq ligjin për teatrin, pasi në të kundërt pasojat do të jenë të paparashikueshme. “Të tërhiqet menjëherë pa bërë gëk mëk. Shansin ia ka dhënë Presidenti me kthimin e ligjit. E përshendes personalisht këtu kreun e shtetit. Të tërheq ligjin Fusha, mos t’i shkojë ndërmend ta sjellë në seancë se do të përballet me pasojat më të paparashikueshme. Do të jetë shpallje e konfrontimit dhe e përplasjes civile” tha zoti Basha në konferencë për shtyp. “Miratimi i ligjit në parlament, do të thotë të asgjësosh kushtetutën të grabitësh pronën publike për të pastruar paratë e drogës. Ajo është vija e kuqe, pastaj gjithcka do të jetë në dorë te qytetareve dhe ketu nuk dikton me opozita” tha udhëheqësi i opozitës.

Sicred