KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama shkon në kongres me një bilanc zero të premtimeve të mbajtuara

Basha: Rama shkon në kongres me një bilanc zero të premtimeve të mbajtuara

Kongresi elektoral i PS ka qenë në vemendjen e fjalës së kreut të PD Lulzim Basha në ditën e 81 të protesës në çadrën para selisë së qeverisë. Plot ironi, por edhe revoltë zoti Basha tha se kryeministri Rama po shkon në kongresin zgjedhor të socialistëve, që përkon në Ditën e Europës, me një bilanc zero të premtimeve të mbajtuara. Sipas tij si Rama ashtu edhe Meta kanë destabilizuar vendin për shkak të drogës, krimit, korrupsionit, që do të thotë regres edhe në procesin integrues.
Zoti Basha u shpreh i bindur se ka përballë sipas tij një kryeministër që nuk pranon argumente dhe kompromis. Për këtë arsye sipas tij, opozita do të vazhdojë protestat, sikundër aktet e mosbindjes civile, me qëllim garantimin e institucionit të votës së lirë. Ndaj tha Basha, është jetike bashkimi i çdo qytetari pamvarësisht bindjeve politike, në protestën e 13 majit në kryeqytet.

Sicred