KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama, po na humbet durimi!

Basha: Rama, po na humbet durimi!

Ndërsa pritej të takohej me zyrtarin e lartë amerikan Hoyt Braian Yee në Tiranë, kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha, ka shtuar tone e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Zoti Basha tha se durimi i protestuesve po soset, ndërsa këmbënguli se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën. “Nuk ka për të pasur zgjedhje pa opozitën dhe popullin, nuk ka për të pasur parlament monist. Mos abuzo me natyrën tonë demokratike, paqësore dhe europiane, sepse kur gjithçka të shterohet shqiptarët dhe unë në krye të tyre do ta mësojmë se nuk është lojë shahu” tha zoti Basha. Ai këmbënguli në krijimin e një “Qeverie teknike që do zbatojë ligjin e demkriminalizimit, që do luftojë impaktin e drogës në zgjedhje”. “Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë” përsëriti zoti Basha.
Kreu i opozitës së djathtë e akuzoi kundërshtarin e tij Rama se ka tetnuar të blejë kryetarët e disa partive. “Një partie i ofruan 15 deputetë, dikut tjetër 10, dikujt 5 për të lënë dhe braktisur luftën e përbashkët të interesit qytetar të kësaj lëvizje popullore. Kryetarët e partive aleate i thanë jo kësaj oferte të ndyrë për ti bërë pjesë të lojës së shahut” tha zoti Basha.

Sicred