KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama po komploton për zgjedhje fasadë, por ne nuk do ta pranojmë!
Basha i përgjigjet Ramës: Firmos dorëheqjen pastaj dialogojmë!

Basha: Rama po komploton për zgjedhje fasadë, por ne nuk do ta pranojmë!

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po komploton që të arrijë një zgjidhje fasadë me PD, por ai nuk do ta pranojë atë. Në ditën e 47 të protestës para selisë së qeverisë, zoti Basha
deklaroi se vendi ndohhet në një javë vendimtare të zhvillimeve. “Komploti ekonomik kundër jush, Republika e vjetër do të shpresojë që përmes një dialogu fasadë të arrijë zgjidhje fasadë ku PD e opozita të bëhen pjesë e teatrit të kukulla në shkëmbim të pazareve, jo të interesave të shqiptarëve, por kupolës. Me pak fjalë që PD dhe opozita të marrë karriget e saj dhe llokmat e saj në kupolën kriminale të republikës së vjetër” tha ai. Sipas zotit Basha “Komploti i republikës së vjetër, mbështetet jo thjesht nga autorët që është kryeministri aktual dhe çeta e tij politike, por dhe nga oligarkët që janë mësuar të vjelin miliona përmes tenderave korruptivë dhe nga kriminelët që duan ta mbjellin Shqipërinë me droge”.
“Por unë ju them se, njësoj si para 47 ditëve, jam po aq i vendosur dhe më i inkurajuar se kurrë sepse e di se nuk përfaqësoj as interesat e mia, apo interesat e ngushta të një partie, por interesat e shqiptarëve të ndershëm të cilët janë forca dhe bekimi i republikës së re, se PD dhe opozita nuk do të pranojë dialog fasadë për zgjedhje fasadë” deklaroi para përkrahësve të tij zoti Basha.
“Nëse do të ketë dialog politik, që e kemi kërkuar prej ditës së parë, ky dialog politik nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa politikanë të maxhorancës që të vazhdojë komploti ekonomik, politik, të vazhdojë republika e vjetër, mashtrimi, dështimi, vjedhja, papunësia, por do të jetë dialogu politik që përmes standardit europian për zgjedhje të lira e të ndershme, themeli i gjithçkaje, do ti japë fund një herë e përgjithmonë Republikës së vjetër rrugëve të vjetra dhe mënyrave të vjetra dhe gjithçkaje të kalbëzuar që mban peng interesat dhe zhvillimin e shqiptarëve” tha kreu i opozitës.
Deklarata e zoti Basha vjen ndërsa maxhoranca po investon në vendosjen e dialogut për të zgjidhur krizën. Një ditë më parë kryeministri Rama e ftoi zotin Basha të takoheshin, duke mos vendosur asnjë kusht.

Sicred