KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama! Ndal propagandën dhe dëmshpërble familjet!
Basha: Rama! Ndal propagandën dhe dëmshpërble familjet!

Basha: Rama! Ndal propagandën dhe dëmshpërble familjet!

Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po përpiqet ta paraqesi situatën e ditëve te fundit pa përmbytjeve, si një sukses qeveritar. Zoti Basha thekson në një deklaratë për mediat se nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, në Ferras, në zonat e Vlores, Fushë-Krujes etj, ku janë shkaktuar dëme të rënda materiale si pasojë e përmbytjes. Por për kreun demokrat ka dy gjera spektakolare: “Përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në ekrane si sukses qeveritar sikundër braktisja e qytetarëve nga qeveria” shkruan ai. Kreu i opozitës së djathtë i beri apel kryeministrit të ndalojë propagandën dhe të angazhohet për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga kjo përmbytje dhe tejkalimin e situatës.

Sicred