KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama mbron Tahirin dhe trafikantët; Rama: Basha! Unë dua LUFTE me krimin, ti krimin e do për POLITIKE!
Basha: "Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani"

Basha: Rama mbron Tahirin dhe trafikantët; Rama: Basha! Unë dua LUFTE me krimin, ti krimin e do për POLITIKE!

Kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi kreun socialist dhe kryeministrin e vendit Edi Rama se është ai që po e mbron me imunitet parlamentar ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Në një dalje para mediave zoti Basha mbrojti edhe provat e paraqitur nga prokuroria në Këshillin e Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, duke akuzuar atë që e quajti dyshja Rama-Tahiri që ka bllokuar çdo hetim, pavarësisht denoncimeve të PD. “A nuk është provë makina e ministrit. A nuk janë prova plantacionet dhe magazinat e drogave? A nuk është provë që krimi kishte nën kontroll dhe dhomën e radarëve? A nuk është provë që trafikanti blen një byzylyk 9 mijë euro për gruan e ministrit. A nuk është provë që ministrit i duhen 20 milionë euro për zgjedhjet?” shtroi disa pyetje me rradhe zoti Basha. Sipas tij pas çdo trafikanti është Rama dhe Tahiri.”Asnjë gjë nuk është bërë pa leje dhe bekimin e Edi Ramës” tha ai.

Por ka reaguar menjëherë kryeministri Rama “LB bërtit po mos harro:Unë dua TË VËRTETËN,  ti KARRIGEN! Unë dua DREJTËSI ti do TEATER! Unë dua LUFTE me krimin ti krimin e do për POLITIKE✌️” shkruan zoti Rama në Fejsbuk. 

Sicred