KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama keqtrajton stafin e UT
Basha: Rama keqtrajton stafin e UT

Basha: Rama keqtrajton stafin e UT

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin socialist Edi Rama për keqtrajtim të stafit pedagogjik të universiteteve, ndërsa ka kërkuar autonomi të plotë të këtyre institucioneve. Sipas zoti Basha kryeministri kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, si dëshmi e të ashtuquajturës “pavarësi” të universitetit publik, ku rrogat , strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri. Pedagogëve që kërkuan ballafaqimin, tha zoti Basha, ju është fshehur dhe i sulmon e ju hakërrehet nga frëngjia e bunkerit ku ka futur përdhunshëm shumë nga të emëruarit e tij. “Universiteti duhet të bëjë para, duhet të bëjë biznes, ju thotë kryeministri pedagogëve, sepse edhe universitetin ky e sheh si bizneset e ndërtimit me të cilët ndan paratë” tha zoti Basha. Sipas kreut demokrat “Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë që është autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative, universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve.

Sicred