KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama i lidhur me krimin, bllokues për hapjen e negociatave

Basha: Rama i lidhur me krimin, bllokues për hapjen e negociatave

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi Kryeministin si bllokues të proçesit të integrimit. Në aktivin e degës 7-të të Tiranës, Basha tha se Lidhjet e shefit të qeverisë me krimin janë pengesa kryesore për shqipërinë europiane. Sipas Bashes , Kryeministri nuk po përmbush kushtin kryesor për hapjen e negociatave. “Prej Edi Ramës nuk po luftohet krimi, prej Edi Ramës nuk po vihet para drejtësisë edhe ata që u kapën “me presh në duar” si Sajmir Tahiri. Prej Edi Ramës nuk kapet Eskobari i ballkanit i cili bredh i lirë nga Tirana në Sarandë dhe nderohet në vend që të arrestohet nga oficerët e policisë që edhe sot e kësaj dite ndodhen nën kupolen e saj. Edi Rama është pengesa kryesore për shqipërinë europiane. Për ambicien e tij, për pushtetin e tij, për frikën e tij, për lidhjet e tij me krimin e ka bërë kurban shqipërinë europiane”. Basha tha se Rama është i kapur nga krimi dhe se në rokaden mes Tahirit dhe Xhafajt, ka ndryshuar vetëm lloji i droges që trafikohet nën mbrojtjen e qeverisë. Ndaj për Bashën, është jetike, bashkimi i shumicës së shqiptarëve në protestën e 27 janarit në Tiranë, për ti treguar sipas tij pakicës qeverisëse se qytetarët nuk pajtohen me krimin e lidhur me pushtet. “Martin Luther King-u thotë mund të mos jesh përgjegjës në gjendjen në të cilën ndodhesh po është bashkë përgjegjës në qoftë se nuk reagon ndaj ne do të çohemi do të reagojmë me zë të lartë, do të bashkohemi për vlerat tona europiane”. Basha tha se protesta e 27 janarit, është vetëm fillimi i një aksioni të fuqishëm opozitar, që do të përfundojmë me përmbushjen e misionit të saj. “Rruga për ti thënë jo aleancës së krimit të veshur me pushtet fillon me 27 janar por nuk ndalon deri sa ta mposhtim”.

Sicred