KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama dhe qeveritarët e tij në mbështetje të krimit
Basha : "Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytyr në krim dhe të kapur nga krimi"

Basha: Rama dhe qeveritarët e tij në mbështetje të krimit

Edhe më tej opozita e djathtë shqiptare po këmbëngul se anëtarë të qeverisë dhe vetë kryeministri socialist Edi Rama, janë të përfshirë në mbështetjen krimit dhe drogës. Kreu i PD Lulzim Basha tha të shtunën në një dalje për median se “Në ditët e ardhshme do të ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës, në mbështetje e mbrojtje të krimit e trafikantëve të drogës”, por pa dhënë hollesi.”Ne po shqyrtojmë çdo material që tregon lidhjet e krimit me politikanët. Ua lëmë ditëve të ardhshme të publikohen të dhënat që disponohen. Opozita kërkon transparencë” tha zoti Basha.
Ai u shpreh edhe një herë në mbështetje “për prokurorët e gjyqtarët që po hetojnë lidhjet e politikës shqiptare me krimin. Dënim të sulmeve politike ndaj drejtësisë, barazi para ligjit e çdo kujt, përfshirë dhe politikanët më të lartë”. Kreu i demokratëve foli edhe për përpjekjet për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët për situatën e rëndë në Shqipëri.

Sicred