KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama çdo të mërkurë do të thirret në parlament!
Basha: Rama çdo të mërkurë do të thirret në parlament!

Basha: Rama çdo të mërkurë do të thirret në parlament!

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, demokratët kanë vendosur të intensifikojnë aksionin opozitar në kuvend. Ata synojnë të rikthejnë edhe seancat plenare të së mërkurës, që sipas rregullores parashikohen për mbajtjen e interpelancave dhe pyetjeve drejtuar antarëve të Qeverisë. “Çdo të mërkurë pyetje për qeverinë, seancë parlamentare 60 minuta sipas rregullores. Opozita do kërkojë seancë 60 minuta me Kryeministrin dhe ministrat për debat çdo të mërkurë” tha kreu i PD Lulzim Basha. Ai tha se këtë javë fokusi do të jetë tek Reforma Zgjedhore, dhe denoncimi nga ana e opozitës në kuvend i përdorimit të bandave nga mazhoranca për tjetersimin e vullnetit të zgjedhësve. “Nuk ka konsensus të PD me këtë qeveri, me këtë mazhorancë dhe me Edi Ramën. Duhet kundërshtuar dhe duhet komunikuar me publikun. Opozita është totalisht kundër kësaj qeverie, për jetë a vdekje, e keqja është gjithkund. Opozita është kundër gjithmonë” tha zoti Basha.

Sicred