KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama braktis artistët dhe përkrah kriminelët!
Basha: Rama braktis artistët dhe përkrah kriminelët!

Basha: Rama braktis artistët dhe përkrah kriminelët!

Një grup artistësh ishin të premten pas dite përkrah protestuesve të opozitës së djathtë në çadrën e ngritur para selisë së qeverisë. Duke i prezantuar ata kreu i PD Lulzim Basha, tha se kryeministri Rama ka braktisur artisët dhe po përkrah kriminelët. “I vetmi i faj i artistëve është se nuk i mbushin xhepat e Ramës me pare dhe hundët e Ramës me drogë! Kjo është diferenca!” tha kreu i opozitës. Zoti Basha pësëriti akuzat e njohura ndaj kreut të maxhorancës se ai po vazhdon të mbrojë të inkriminuarit. “Kjo republikë që po jep shpirt dhe shpirt do të japë ndërsa ngrihet shpresa e re e shqiptarëve, kjo republikë e turpit me urdhër të Ramës vazhdon të mbajë Armando Prengën deputet. Vazhdon ta mbajë që prej dy vitesh edhe pse është i akuzuar për plagosje me armë. Vazhdon ta mbajë përkundër faktit që institucionet e drejtësisë kanë thënë që është i ndjekur, por këto nuk i mjaftojnë Ramës” tha zoti Basha.

Sicred